10-05-2024

Lekaj: Rrugët rajonale dhe nacionale të kalueshme në mbarë Kosovën

Përkundër reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta që po mbretërojnë në vendin tonë, të gjitha rrugët nacionale dhe regjionale në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës, janë të kalueshme.

Ministri për Infrastrukturë, Pal Lekaj me anë të një video-postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se rrugët janë të kalueshme.

Kompanitë e kontraktuara nën mbikëqyrjen e menaxherëve rajonal, janë në punë dhe të angazhuar maksimalisht që të mos ketë bllokim të rrugëve.

Asnjë koment

Comments are closed.