04-05-2025

Rra*hje në Lubinje të Prizrenit – njëri nga të përfshirët ndalohet për 48-orë

Një rast ka ndodhur sot në fshatin Lubinjë të Prizrenit, ku dy persona janë përfshirë në një rrahje pas një konflikti mes tyre.

Gazeta Sinjali ka mësuar se rasti ka ndodhur sot, rreth orës 14:30, ndërsa lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Policia Rajonale në Prizren. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervistuar të dy personat e përfshirë.

“Sot me datë 04.05.2025 rreth orës 14:30 është raportuar një rast rrahje në fshatin Lubinje të Prizrenit. Policia ka intervsituar të dy personat e përfshirë në incident. Njëri nga të dyshuarit është ndalur për 48 orë.”, tha Policia e rajonit të Prizrenit.

Siç ka mësuar Sinjali dhe tashmë e konfirmuar edhe nga Policia, njëri nga të dyshuarit është ndaluar për 48 orë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërsa i dyshuari tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e konfliktit dhe përgjegjësinë penale të palëve.

Asnjë koment

Comments are closed.