Rrahje në Malishevë
Një person është arrestuar për lëndim të rëndë trupor në Malishevë
Sipas policisë, raportohet se pas një mosmarrëveshje që kishin tre të dyshuar meshkuj (K/shqiptarë) janë përleshur në mes veti, dhe të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore, transmeton ‘Gazeta e Prizrenit’.
Rasti ka ndodhur dje, ndërsa të implikuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Nuk njoftohet për motivet e rastit
“Lidhur me rastin njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, bën të ditur policia.