Rrahje në një fshat të Prizrenit, dy të arrestuar
Dy persona janë arrestuar në fshatin Lubizhdë të Prizrenit për shkak të rrahjes së një personi.
Sipas policisë në Prizren, rasti ka ndodhur dje pasdite, dhe cilësohet si lëndim i rëndë trupor, transmeton Gazeta e Prizrenit.
“Janë arrestuar dy të dyshuari kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili ishte duke punuar një pikë të derivateve”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net/