19-05-2024

Rrahje në Prizren dy të lënduar

Dy persona janë arrestuar shkaku i një rrahje ku mbeten të lënduar dy persona të tjerë, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Boshnjakë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë” thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.