26-04-2024

Rrahje në Prizren, gjashtë të lënduar

Një përleshje mes dy grupeve ka ndodhur në Prizren, ku gjashtë të dyshuar janë arrestuar, e disa kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në rrugën “Aziz Kelmendi”, por nuk jepen motivet e as identiteti i të përfshirëve në konflikt, transmeton Gazeta e Prizrenit.net

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, janë përleshur fizikisht në mes vete”, thuhet në raportin e policisë.

Si pasoj, të dyshuar pësojnë lëndime trupore dhe pranojnë tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuar janë dërguar në mbajtje.  /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.