23-11-2024

Rrahje në Prizren, një i sulmuar trajtohet në spital

Një person ka kërkuar mjekim në spitalin e Prizrenit, pas një sulmi fizik, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite në rr. “Ibrahim Rugova”.

“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshja është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili gjendet në arrati”, thuhet në raportin e Policisë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.