Dy persona, njëra femër kanë pësuar lëndime pasi janë sulmuar nga dy persona të tjerë në Prizren, raporton “Gazeta e Prizrenit”.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në rrugën “Tahir Sinani”.
“Viktimat një mashkull dhe një femër K/Shqiptar kanë raportuar se janë sulmuar dhe rrahur nga dy te dyshuar meshkuj të panjohur të cilët në vendin e ngjarjes e kanë lënë veturën e tyre me targa vendore dhe kanë ikur në drejtim të panjohur”, ka njoftuar PK.
Si pasojë e sulmit kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë duke u kërkuar nga njësitë policore.
Rasti vazhdon të hetohet./GazetaePrizrenit.net