26-04-2024

Rrahje në Prizren, sulmohet një mashkull e një femër

Dy persona, njëra femër kanë pësuar lëndime pasi janë sulmuar nga dy persona të tjerë në Prizren, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në rrugën “Tahir Sinani”.

“Viktimat një mashkull dhe një femër K/Shqiptar kanë raportuar se janë sulmuar dhe rrahur nga dy  te dyshuar meshkuj të panjohur të cilët në vendin e ngjarjes e kanë lënë veturën e tyre me targa vendore dhe kanë ikur në drejtim të panjohur”, ka njoftuar PK.

Si pasojë e sulmit  kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit  janë duke u kërkuar nga njësitë policore.

Rasti vazhdon të hetohet./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.