24-04-2024

Sulmon vëllain dhe punëtorin e tij brenda kuzhinës së restorantit

Policia ka njoftuar për arrestimin e një personi në Malishevë, pasi dyshohet se e ka sulmuar vëllain e tij, që ishte duke punuar në kuzhinën e një restoranti.

Në këtë rast njoftohet se vëllai i të dyshuarit ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa i dyshuari ka sulmuar edhe një punëtorë tjetër.

“Është arrestuar i dyshuari i cili kishte shkuar dhe hyrë në restorant, brenda në kuzhinë e kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij dhe punëtorin e tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuar ndalohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, ka njoftuar PK.

Asnjë koment

Comments are closed.