26-12-2024

Rrahje në spitalin e Prizrenit, nëna e sulmon infermieren

Një nënë e ka sulmuar një motër medicionale në qendrën spitalore të Prizrenit.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, por nuk janë dhënë hollësi për shkaqet e sulmit.

Infermierja po kujdesej për fëmijën dy vjeçar të gruas, në momentin kur është sulmuar, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas Policisë, motra medicionale, pas sulmit ka pranuar tretman mjekësor,  ndërsa nëna është larguar në drejtim të panjohur.

Asnjë koment

Comments are closed.