Shtatë të arrestuar për posedim të lëndëve narkotike në Rahovec

Shtatë persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Rahovec për posedim të lëndëve narkotike.

Sipas policisë rastet kanë ndodhur në fshatin Bërnjak të Rahovecit, gjatë orëve të natës.

Në rastin e parë është arrestuar i mituri pasi që gjatë kontrollimit të tij i janë gjetur dhe konfiskuar dy qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 0.88 gr dhe një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 0.27 gr.

Në një rast tjetër janë arrestuar tre të dyshuar, njeri prej tyre i mitur, pasi që gjatë kontrollimit të tyre u janë gjetur dhe konfiskuar një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë rreth 0.44 gr dhe një paketim të plastikës me mbushje te lëngët të dyshuar narkotike.

Po ashtu në Bërnjak janë arrestuar tre të dyshuar pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 1.68 gr substance narkotike e llojit marihuanë.