Rrahje në një fshat të Suharekës, arrestohen dy persona
Dy persona të dyshuar janë arrestuar në fshatin Bllacë të Suharekës, pasi si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme janë përleshur fizikisht, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë, ndërsa njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore.
“Fsh. Bllacë, Suharekë 20.04.2023-20:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje të më hershme janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.