19-04-2024

Rrahje në Suharekë: Dhjetë persona bëhen llom, gjuajnë edhe me armë

Në fshatin Budakovë të Suharekës, tre persona kanë pësuar lëndime trupore nga një rrahje, ku morën pjesë disa persona dhe u përdorën edhe armë, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Policia ka njoftuar se dyshohet se ata janë sulmuar fizikisht nga shtatë të tjerë.

Komunikata nga policia:

Fsh. Budakovë, Suharekë 27.11.2020-23:10. Tri viktima meshkuj kosovar (në rrethana ende të pasqaruara)  kanë pësuar lëndime, pasi që dyshohet se të njëjti janë sulmuar fizikisht nga shtatë (7) persona dhe po ashtu dyshohet se, dikush nga të dyshuarit kishte shtënë me armë zjarri në ajër.

Viktimat pas tretmanit mjekësor në QKMF-Suharekë janë liruar.  Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë cal. 9mm dhe një fishekë.

Po ashtu policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar meshkuj kosovar. Nga njëri i dyshuar është konfiskuar një pistoletë me dy karikator dhe tetë fishekë cal. 9mm.

Me vendim të prokurorit një nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Asnjë koment

Comments are closed.