26-04-2024

Lëndohet një punëtor në një fshat të Suharekës, bie nga lartësia

Një punëtor është lënduar pasi derisa po punonte ka rënë nga një lartësi prej 4 metrash, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Grejkoc të Suharekës.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi ka rënë nga një lartësi 4 metra deri sa ishte duke punuar në objektin e një kompanie. Viktima është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe inspektorët e punës. /GazetaePrizrenit.net

Lexo edhe:

Lugishtë-Has: Rikthimi i fëmijëve në shkollë pas lufte dhe rrëfimi i tmerrit nga forcat serbe (Video-Dok)

Asnjë koment

Comments are closed.