Rrahje në një lokal në Prizren, përfshihen femra e meshkuj

Një përleshje, ku janë përfshirë edhe dy femra ka ndodhur mbrëmë në një lokal të Prizrenit, ndërsa një person është arrestuar.

Sipas Policisë, si pasojë e rrahjes një femër ka pësuar lëndim të rëndë në fytyrë, raporton  “Gazeta e Prizrenit”.

Raporti i PK-së:

Prizren, 19.11.2022 – 21:45. Është raportuar për një rrahje në një lokal në mes të personave : dy femra dhe një mashkull kosovarë. Si pasojë e rrahjes viktima femër ka pësuar lëndime të rëndë në fytyrë dhe posedon raport mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.