Rrahman Jasharaj: Ka shumë pakënaqësi tek mësimdhënësit, veçse ka filluar greva e “heshtur”
Sindikata e Arsimit po këmbëngul në kërkesat e tyre.
Ata tash e sa kohë, nuk po pajtohen me Ligjin e Pagave dhe vlerën e koeficientit.
Për mos realizimin e kërkesave këta të fundit po paralajmërojnë grevë.
Por kjo grevë s’do të jetë e zakonshme, por “e heshtur”.
Kryesindikalisti i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka folur për Front Online.
Ai tha se greva e heshtur do të thotë ‘kur mësimdhënësit i humbin disa minuta para orës mësimore dhe hyn në debatet që hapen në sallat e arsimtarëve për pakënaqësi që nuk gjejnë zgjidhje’.
Jasharaj tha se mësimdhënësit e arsimit s’po kanë mundësi të japin kontributin e tyre të plotë.
“Më e keqe se greva publike është ajo e heshtur, sepse atë publike të gjithë e dimë që shkollat janë të mbyllura dhe nxënësit janë në shtëpi, greva e heshtur është me të punësuar të pakënaqur me pagat. Kur mësimdhënësit i humbin disa minuta para orës mësimore dhe hyn në debatet që hapen në sallat e arsimtarëve për pakënaqësi që nuk gjejnë zgjidhje. Mësimdhënësit nuk po e japin kontributin që duhet ta japin pasi janë të zhgënjyer”, tregon Jasharaj.
Kryesindikalisti i SBASHK-ut: Ironike rritja e pagave për 28 euro për mësimdhënësit
Kryesindikalisti i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se kjo greva e heshtur nuk shpallet, por mund të jetë aktualisht e pranishme nën heshtje.
Ironike e ka vlerësuar Jasharaj, rritjen e pagës prej 28 eurove për mësimdhënësit.
“Greva e heshtur nuk shpallet, por mund të jetë nga pakënaqësitë që janë tani e greva mund të jetë aktuale dhe e pranishme diku më shumë e diku më pak. Ndryshimi i koeficientit ka qenë ngritje e pagës prej 28 euro, ironike”, u shpreh ai për Front Online.
Jasharaj: Për mos me ardh puna deri të greva, të reflektojnë Kurti e Nagavci
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Front Online ka shprehur një kërkesë për ministren e Arsimit dhe kryeministrin.
Ai ka thënë se për mos me ardh punë deri të greva duhet të reflektojnë ata në pakënaqësitë e mësuesve.
Jasharaj vendimet e Qeverisë për koeficientin i ka vlerësuar jo dinjitoze.
“Mësimdhënësit po shprehin pakënaqësi çdo ditë, kanë shprehur pakënaqësi në SBASHK ndaj ligjit jo i qëlluar i qeverisë. Për mos të vjen koha për grevë qeveria e ministria duhet të dëgjojë zërin e mësimdhënësve, vlera më e rritur e koeficientin nuk do ti bënte më të pasur mësimdhënësit por vetëm një lehtësim për çmimet e rritura. Qeveria me tekët e saj merr vendime jo dinjitoze për koeficientin e ligjin e pagave”, tha Jasharaj për Front Online.
Greva e fundit e mësimdhënësve është mbajt në fillim të vitit shkollor 2022-2023 ku zgjati 1 muaj.