23-11-2024

Rregullohen gjashtë rrugë në Senik të Malishevës

Në kuadër të realizimit të investimeve kapitale nëpër vendbanimet e Komunës së Malishevës, në fshatin Senik ka filluar rregullimi i gjashtë rrugëve, ku pesë prej tyre do të asfaltohen dhe njëra do të shtrohet me rërë.

Drejtori i Urbanizimit, Islam Vrenezi, ka njoftuar se janë duke u shtruar gjashtë rrugë në këtë fshat, pesë prej të cilave do të asfaltohen ndërsa një rrugë tjetër, do të shtrohet vetëm me rërë, por që do të jetë më lehtë e qarkullueshme.

Rregullimi i këtyre rrugëve mundësohet nga buxheti komunal i Malishevës.

Asnjë koment

Comments are closed.