19-04-2024

Rregullorja për transparencë komunale në Prizren, kundërligjore

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal pas shqyrtimit të ligjshmërisë së Rregullores për Transparencë të Komunës së Prizrenit ka vlerësuar se ky akt është i kundërligjshëm.

Për këtë arsye ka kërkuar nga organet komunale që të njëjtin ta harmonizojnë me dispozitat ligjore në fuqi. Sipas zyrtarëve të MAPL-së, Komuna e Prizrenit është zotuar se do ta rishqyrtojë dhe ta harmonizojë këtë akt në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës. Ndërsa pushteti lokal çështjen e harmonizimit ligjor të rregullores në fjale ka vënë në rendin e ditës të mbledhjes së KK-së, që planifikohet të mbahet gjatë kësaj jave, shkruan sot Koha Ditore.

MAPL-ja në shkresën e dërguar gjatë muajit të kaluar në adresë të kryetarit Mytaher Haskuka dhe kryesuesit të KK-së, Artan Abrashi ka kërkuar rishqyrtimin e Rregullores komunale për transparencë, të miratuar në seancën e KK-së, të mbajtur më 18 korrik 2019./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.