26-04-2024

Tejeci: Do të jem zëri i bizneseve

Si njëri prej atyre që është marrë një kohë të gjatë me bizneset, duke qenë edhe anëtar bordesh, por njëherësh i angazhuar edhe në politikë, Afrim Tejeci, tashmë i ka hyrë garës për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Përvojën si kryetar i Shoqatës së Zejtarëve në Prizren e tash si themelues i Odës së Ndërmarrësve e Zejtarëve të Prizrenit, si dhe nga pjesëmarrja në panaire të ndryshme,  ai premton se do ta vë në funksion jo vetëm të afarizmit, por edhe të të gjithë qytetarëve.

“Ka ardhur koha që të votohet ndryshimi, për të dërguar në Kuvend një elitë të re njerëzish, me përfaqësim intelektual për të drejtuar vendin me vite”, thotë ai për “GazetaePrizrenit.net”.

Meqë sipas tij, në mungesë investimeve të huaja, ka ngecje të zhvillimit ekonomik në Kosovë, ai shprehet se të zgjedhurit deputet do t’ia mundësojë angazhimin që të bërit biznes të ndryshohet pasi që nuk është në nivelin e duhur.

“Duke u mbështetur në eksperiencë, do të jem zëri i prodhuesve dhe ndërmarrësve e zejtarëve, për të hapur vende të reja pune”, thotë ai.

Si kandidatin më të mirë për Kryeministër në këto zgjedhje, Tejeci vlerëson Fatmir Limajn, duke theksuar se ai asnjëherë nuk është ndalur që t’i shërbejë Kosovës.

Referuar programit, ai po ashtu beson tek Nisma Socialdemokrate, duke besuar për angazhimin e saj  të fuqishëm për ngritjen e mirëqenies në vend. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.