20-04-2024

Rreth 100 ushtarë amerikanë nisen për shërbim në Kosovë

95 ushtarë nga Garda Kombëtare Ushtarake e Iowa-s janë nisur për t’iu bashkuar misionit të NATO-s, në Kosovë.

Ushtarët janë nisur nga “Red Rose” në Sioux City, pas një ceremonie në të cilën nuk janë lejuar të marrin pjesë familjarët për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, transmeton Indeksonline.

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit del keq sa i përket Perfomancës (Dokument)

Këta 95 ushtarë parashihet të shërbejnë në Kosovë për rreth një vit, teksa i bashkohen edhe 370 trupave të tjerë amerikane që ndodhen në shërbim në vendin tonë.

“Këta burra dhe gra të guximshëm, do të jenë në këtë mision për një vit. Faleminderit për shërbimin tuaj!”, thuhet në publikimin e ‘Siouxlandnews’./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.