Rreth 30 mijë kosovarë e kaluan fundjavën në Shqipëri, krijohen kolona në kufi
Gjatë fundjavës, ishin rreth 30 mijë qytetarët kosovarë që zgjodhën të vizitojnë bregdetin në Shqipëri, me 8 mijë vetura dhe mbi 50 autobusë.
Në pikat e kalimit kufitar janë krijuar kolona për të hyrë në Kosovë, dje ishte e gjatë deri në afërsi të fshatit Morinë.
Kjo situatë me kolona të gjata në pikën kufitare të Vermicës përsëritet çdo të dielë në mbrëmje që nga fillimi i sezonit.
Një prej shkaqeve që krijohet kolonë e gjatë është matja e temperaturës për çdo pushues kosovarë që ka qenë në bregdetin shqiptar