24-11-2024

Rrihen katër persona në Prizren, mosmarrëveshje në komunikacion

Katër persona janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë përleshur në mes vete.

Lëndime trupore kanë pësuar dy nga të dyshuarit dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

 

Sipas policisë, rrahja ka ndodhur në rrugën “William Walker”.

 

Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Asnjë koment

Comments are closed.