Pamje shokuese: Papritur shembet stadiumi dhe merr jetën e punëtorit (video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shën Petersburg, Rusi kur punëtorët po përpiqeshin të shembnin një kompleks sportiv.

Ishin dy punëtorë që po shembnin një kolonë kur e gjithë struktura u rrëzua para kohe dhe mori jetën e njërit prej tyre.

Pamjet dramatike të dronit tregojnë njeriun me një pajisje goditjeje duke prerë shtresat metalike në kur struktura masive shpërbëhet.

Ai duket se provon të kapë vincin pranë tij për të shpëtuar, por nuk ia del dot.

Trupi i pajetë i 29-vjeçarit u gjet më vonë në rrënoja.

Burri ishte një nga katër punonjësit që prenë kabllot metalike për të çmontuar strukturën e kompleksit sportiv.

Aleksey Anikin, kreu i ministrisë së emergjencave në St Petersburg, tha që tre punëtorët e tjerë ishin gjallë dhe po merreshin në pyetje nga hetuesit.

Shën Petersburg u hap në vitin 1980, ku priti koncerte dhe ngjarje të ndryshme sportive.

Qëllimi i rikonstruktimit ishte për të pritur Kampionatin Botëror të Hokejit në Akull në vitin 2023./noa.al