13-07-2024

Rritet ndjeshëm importi i veturave të përdorura në Kosovë

Nga janari e deri në muajin prill, në Kosovë, u importuan 9 mijë e 66 vetura të përdoruara. Bazuar në të dhënat zyrtare, që i ka siguruar IndeksonOnlie del se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak ka rritje të importit për 34.61 për qind.

Nga ky import shteti arkëtoi të hyra mbi 138 milionë euro. Teksa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin importuar 6 mijë e 735 vetura të përdorua me vlerë prej mbi 100 milionë eurosh.

Ndryshe, bazuar në të dhënat e doganës dhënë Indeksonlinet, brenda tre muajsh janë importuar 951 vetura të reja me zero kilometrazh

Sipas këtyre të dhënave del se nga importi i këtyre veturave shteti arkëtoi 22 milionë e 598 mijë e 267 euro.

Krahasur me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje të importit për 27.31 për qind.

Vitin e kaluar ishin importuar 747 vetura të reja me vlerë 19 milionë e 386 mijë e 878 euro.

Këto të dhëna janë për periudhën janar-prill të këtij viti.

Asnjë koment

Comments are closed.