24-11-2024

Rritet numri i aksidenteve në trafik

Policia ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë raportuar 73 aksidente trafiku për dallim nga dje që u raportuan 55 sosh.

Prej numrit të përgjithshëm të aksidenteve, 24 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 49 të tjera me dëme materiale.

Sipas policisë, aksidentet kanë ndodhur në rajone të ndryshme të vendit ndërsa me të gjitha është marrë policia rrugore.

Ndaj gjithë pjesëmarrësve në trafik që kanë shkelur rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptuar 1996 gjoba kundërvajtëse./IO

Asnjë koment

Comments are closed.