25-11-2024

Rritje pagash për 3 muaj? Deklarohet ministri Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka quajtur të rreme lajmet kinse do të ketë rritje të pagave për tre muaj.

Në një reagim, Murati i ka quajtur të rreme edhe raportimet se 80 mijë shërbyesve civilë u janë shkelur të drejtat.

“Vendimi rregullon tavanet, siç përcaktohet në Ligjin e Pagave dhe në Ligjin e Buxhetit, ashtu që institucionet që kanë obligim të ofrojnë shërbime publike përtej orës 16:00 si dhe fundjavave, ta bëjnë këtë pa qenë në shkelje të dispozitës ligjore që kufizon punën përtej orarit të rregullt në vetëm 1% të totalit të orëve” ka thënë mes të tjerash Murati.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Lajmet e rreme nuk kalojnë!

Vendimi i MFPT s’ka të bëjë fare as me rritje të pagave e as me “shkelje të 80 mijë shërbyesve civilë”, siç pretendohet në dy titujt e postuar me pak minuta diferencë në të njëjtin portal.

Vendimi rregullon tavanet, siç përcaktohet në Ligjin e Pagave dhe në Ligjin e Buxhetit, ashtu që institucionet që kanë obligim të ofrojnë shërbime publike përtej orës 16:00 si dhe fundjavave, ta bëjnë këtë pa qenë në shkelje të dispozitës ligjore që kufizon punën përtej orarit të rregullt në vetëm 1% të totalit të orëve.

Shumë keq kur interesat biznesore e sponzorët dëmtojnë kaq rëndë misionin e informimit të drejtë.

Asnjë koment

Comments are closed.