Rrjet kanalizimi e kabllo nëntokësore në rrugën “Papa Gjon Pali II”
Në rrugën “Papa Gjon Pali II” kanë filluar punimet nëntokësore, ku po bëhet ndarja e rrjetit të kanalizimit të ujërave atmosferike me ato fekale, dhe gjithashtu do të bëhet edhe shtrirja nëntokësore e kabllove.
Në njoftimin e komunës, thuhet se për shkak të këtyre punimeve kjo rrugë do të jetë e mbyllur për komunikacionin për një kohë.
Për këtë nga qytetarët kërkohet që t’i përdorin rrugët tjera alternative deri në përfundim të punimeve.