25-04-2024

Kupa e Botës, publikohet klipi i Era Istrefit për (VIDEO)

Era Istrefi, njëri nga emrat më të njohur të yjeve kosovare në botë, do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror të Futbollit.

Era Istrefi mori vëmendje te madhe ndërkombëtare me suksesin e këngës se saj “Bon Bon”. Ky projekt u pasua edhe nga këngët “Redrum” dhe “I love Yous” në bashkëpunim me French MontanaEra Istrefi, vetëm 23 vjeçare, do të jetë zëri i këtij Kampionati Botëror, duke bashkëpunuar me një artist ndërkombëtarisht të njohur si Will Smith, e duke u renditur në mesin e artistëve si Shakira, Jennifer Lopez, Anastacia e Jason Derulo.

Kampionati Botëror i Futbollit, që mbahet çdo katër vjet këtë vit do zhvillohet nga datat 14 qershor deri me 15-të korrik në Rusi.

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.