23-10-2024

Rrokulliset një veturë në autostradë afër Prizrenit, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar si pasojë e një vetaksident që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në dalje të Prizrenit drejtimi veri.

Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga zëdhënësja e policisë Luljeta Mehmeti.

Ajo tha se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka goditur mbrojtësit e rrugës duke u rrokullisur.

Mehmeti theksoi se viktimat janë transportuar në emergjencën e Prizrenit.

“Lidhur me rastin njësia e hetimeve të autostradës është duke u marrë me rastin, sipas procedurave të parapara për trajtim të mëtejmë të rastit”, tha ajo.

Asnjë koment

Comments are closed.