Rruga Prizren-Tetovë do të mund të kalohet vetëm për 30 minuta, hapet tenderi prej 35 milionë euro
Prizreni, shumë shpejt pritet të lidhet me komunën e Tetovës përmes një rruge e cila pritet t`i shërbejë turizmit malor mes dy vendeve.
Ministria e Infrastrukturës ka shpallur sot njoftimin për kontratë për ndërtimin e projektit rrugor në segmentin Prizren-Tetovë.
Sukses pas suksesi! ISEFERI sjellë inovacion për tërë Europën, kubëzat ndriçuese prodhohen në Suharekë
Vlera e parashikuar e projektit është 35 milionë euro, bazuar në dosjen e tenderit të publikuar në platformën shtetërore të prokurimit publik.
Kompanitë e interesuara për tenderin mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 22 nëntor të këtij viti.
Hapja e tenderit është bërë një ditë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpronësimit e parcelave që prekin trasenë e projektit.
Me ndërtimin e këtij aksi, rruga Tetovë-Prizren, nga rreth 3 orë sa është aktualisht, do të mund të kalohet vetëm për 30 minuta.
Hapja e rrugës që do ta lidhte Tetovën me Prizrenin po mirëpritet nga banorët duke u konsideruar si projekt me rëndësi të veçantë.