19-01-2021

Rruga që u copëtua në Malishevë, Sali Berisha e akuzon Edi Ramën

Ish-presidenti Sali Berisha ka vazhduar akuzat në drejtim të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Por këtë herë Berisha duket se gaboi në momentin kur iu drejtua Ramës, për problemet që u shfaqën në asfalt, pas vërshimeve.

Berisha akuzoi Ramën që iu publikua një fotografi e rrugëve të shtruara në qeverisjen e tij nga mediat e huaja, por në fakt fotografia në fjalë është e rrugëve në Kosovë, saktësisht në Malishevë.

Mediat austriake publikojne foto dhe tallen me rruget e Edvin Hajdutit!

Ato asfaltohen jashte çdo standarti duke duke hedhur asfalt shkel e shko mbi, kurse fondet e shtresave nen asfalt vidhen dhe ndahen me pushtetare! Kjo eshte nje foto e publikuar ne mediat austriake. Sb.

 

Asnjë koment

Comments are closed.