Zyrtari i PDK-së e pyet Kurtin: Çfarë ndodhi me Murat Jasharin?

Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani kanë finalizuar marrëveshjen për të garuar së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Express.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës (PDK).Me anë të një postimi në Facebook, zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyqi ka thënë se nëse dikush e studion rastin e kalimit të Vjosa Osmanit në VV në formë të mirëfilltë, do të zbulojë një teori të re  për infiltrim dhe shkatërrim  të oponentëve politik.

“Lufta e Trojës më nuk do të jetë referencë për taktizime, por Vjosa e Albinit”, ka shkruar ai.

Madje Bytyqi ka pyetur Kurtin se çfarë ka ndodhur me Murat Jasharin, i cili dikur lakohej si emër për president nga kreu i VV’së.

Postimi i plotë i Bytyqit në Facebook:

Jam bindur se nëse dikush e studion rastin e kalimit të Vjosa Osmanit në Lëvizjen Vetëvendosje në menyrë të mirëfilltë, do të zbuloj një teori të re politike për inflitrim, përçarje dhe shkatrrim të oponentëve politik. Lufta e Trojës më nuk do të jetë referencë për taktizime, por Vjosa e Albinit.

Edhe nëse Vjosa Osmani është kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për Presidente, cka ndodhi me Murat Jasharin?

A harrova, se edhe ai është i Drenicës!.