24-11-2024

Rusi, sulmohet me dron një ndërtesë e administratës së tubacionit të naftës

Një shpërthim në rajonin Pskov të Rusisë, afër kufirit me Bjellorusinë, dëmtoi një ndërtesë të administratës ruse të tubacionit të naftës, tha sot guvernatori rajonal Mikhail Vendernikov në një postim në Telegram.

Ai shtoi se shpërthimi është shkaktuar nga dy drone.

Nga shpërthimi nuk ka pasur viktima dhe shërbimet operative po punojnë në vendngjarje, shtoi ai.

Vendernikov nuk ka akuzuar Ukrainën për sulmin, por Moska më parë ka fajësuar Kievin për incidente të ngjashme, disa prej të cilave kanë shkaktuar lëndime në njerëz dhe dëme në prona qindra kilometra larg kufirit të saj me Ukrainën.

Ukraina nuk e ka pranuar publikisht se ka nisur sulme kundër objektivave brenda Rusisë, por zyrtarë të lartë në Kiev kanë folur disa herë për sulme të suksesshme me dron në tokën ruse. /abcnews.al

Asnjë koment

Comments are closed.