22-11-2024

SBASHK-u do pensionim të parakohshëm për arsimtarët që vuajnë nga sëmundje të rënda

SBASHK-u përmes një komunikate për media i është drejtuar MASHTI-it dhe institucioneve të Kosovës nga të cilat kërkon krijimin e mekanizmave ligjorë për pensionimin para kohe të punëtorëve arsimorë me sëmundje të rënda.

“Nëse institucionet do ta kundërshtonin e pengonin përpjekjen e MASHT për një ligj lidhur me uljen e moshës së pensionimit për të gjithë të punësuarit në Arsimin Parauniversitar me arsyetimin se do të jetë numër i madh i atyre që vullnetarisht do ta shfrytëzonin këtë të drejtë dhe se kërkohen shumë mjete buxhetore , atëherë Ministria e Arsimit do të duhej që të krijonte mekanizma ligjor për pensionimin që tani të punëtorëve arsimor me sëmundje të rënda”, thuhet në komunikatë.

SBASHK-u këtë çështje e ka ngritur vazhdimisht në shumë takime dhe nuk beson se institucionet e as ndonjë individ do ta kundërshtonte pensionimin e parakohshëm të punëtorëve arsimorë me sëmundje të rënda, pasi numri i tyre nuk është i madh./k.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.