19-05-2024

Kolona 5 kilometërshe bllokon aksin Morin-Kukës

Rreth 5 kilometra është raportuar të jetë kolona për të hyrë në Kosovë nga Shqipëria.

Qytetarë nga rruga ndërmjet Urës së Kukësit dhe pikës kufitare në Morin kanë treguar për portalin Koha.net se kanë pritur deri në 2 orë për të kaluar kufirin.

Edhe mediat në SHiqpëri kanë raportuar për fluksin e madh të pushuesve nga Kosova, që mëngjesin e së mërkurës shkaktoi bllokimin e segmentit Morin-Kukës, pjesë e Rrugës së Kombit.

“Radha e automjeteve është shumë e madhe, çka ka sjellë edhe trafik të rënduar automjetesh nga zona e njohur si Bardhoc deri në urën e Drinit të Zi, në dalje të qytetit të Kukësit”.

Dyndja vjen një ditë pas festës së Kurban Bajramit./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.