24-11-2024

SBASHK-u merr edhe mbështetje ndërkombëtare

Komiteti i Unionit të Sindikatave Evropiane të Arsimit (ETUCE) i ka dërguar letër mbështetëse Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, duke thënë se i përkrahin në iniciativën e tyre për të kërkuar rritje të pagave për punëtorët arsimorë.

Letra është bërë zyrtare nga SBASHK-u në faqen e tyre në Facebook.

Në letër thuhet se pagat e ulëta ndikojnë negativisht në cilësinë e arsimit në vend dhe se Kosova duhet t’i marrë parasysh kërkesat e SBASHK-ut.

“Si një vend kandidat potencial për Bashkimin Evropian, Kosova duhet të marrë parasysh strategjinë e re të BE-së “Zona Evropiane e Arsimit 2025” ku udhëheqësit e BE-së pranojnë se […] “duke u ofruar atyre [mësuesve] një trajnim të shkëlqyeshëm dhe perspektivat tërheqëse për zhvillimin e tyre profesional dhe shpërblimin “[…] është masë erëndësishme për të ruajtur profesionin e mësimdhënies”, thuhet në letrën e ETUCE-s.

SBASHK do të protestojë nesër para Qeverisë së Kosovës për të shfaqur pakënaqësitë për votimin e Projektligjit për Pagat në të cilën nuk është paraparë rritja e pagave për mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë të arsimit./KlanKosova

 

Asnjë koment

Comments are closed.