08-05-2024

SBASHK-u njëzëri për vazhdimin e grevës

Përfaqësuesit e SBASHK-ut nga të gjitha komunat e Kosovës që po marrin pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit drejtues të sindikatës janë deklaruar të gjithë pro vazhdimit të grevës në arsim.

Ata kanë thënë se oferta e Qeverisë është e papranueshme përderisa koeficienti për punëtorët e arsimit nuk ngritën për 30 për qind.

E kanë quajtur të padrejtë që Qeveria në ofertën e saj nuk i ka përfshirë administratën, stafin teknik dhe universitetet.

Pas kësaj kryetari Jasharaj ka bërë të ditur se janë unik në kërkesën e tyre.

“I mbetet Qeverise që të sjellin një ofertë shumë më ndryshe ku aty përfshihen të gjithë punëtorët e arsimit”, tha ai.

Në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit gjatë ditës së sotme se nuk ka oferta të tjera, Jasharaj tha se qeveria e ka në dorë vendimin se a do të vazhdojë greva dhe a do të rrezikohet humbja e vitit shkollor./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.