SBASHK-u përgjigjet për propozimin e ri për paga, e quan mashtrim
Menaxheri financiar në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Ymer Ymeri, ka thënë se propozimi më i fundit nga Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për pagat në arsim në projektligjin për paga është tentim për mashtrim të sindikalistëve.
Versioni i propozuar, sipas tij, është i papranueshëm për SBASHK-un.
“Është një tentim për mashtrim por nuk do të munden të na mashtrojnë, vetëm po humbin kohë kot. Si duket greva do të zgjasë me jave të tëra”, ka thënë ai për Kohën Ditore. “Ne mendojmë që ky është një tentim për t’i bindur grevistët se janë plotësuar kërkesat sa për të tentuar ta thyejnë grevën. Por, unë jam shumë i bindur se edhe nesër dhe në ditët në vijim greva do të mbahet 100 për qind sikurse e 11 që ishte sot”. /koha.net