25-11-2024

SBASHK-u: Qeveria të tregoj për mbajtjen apo jo të mësimit, është bërë vonë, duhet përgatitje!

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Kulturës, Shkencës (SBAShK) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të deklarohen konkretisht se a do të filloj mësimi më 13 shtator apo jo.

I pari i SBAShK-ut, Rahman Jasharaj në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se mësimdhënësit janë të gatshëm për fillimin e punës por do të respektohet  çfarëdo vendimi që do të marrin institucionet vendit, për fillimi apo shtyrjen e vitit të ri shkollor.

Jashari tha se pret që sot Qeveria të tregoj konkretisht kur do të filloj mësimi në mënyrë që të bëhen përgatitjet.

“Edhe ne jemi në pritje të vendimit. Atë që mund të them është se jemi që jemi në komunikim të vazhdueshëm me kolegët në Kosovës, mësimdhënësit janë të gatshëm të fillojnë mësimin, pasi numri i të vaksinuarve ka kaluar 90%.

Po e them që ne do të përkrahim çdo vendim të institucioneve. Por Qeveria e Kosovës duhet të deklarohet sot, pasi është bërë, duhet bërë përgatitje.

Sipas ministres Nagavci, mësimi do të shtyhet por kjo është jozyrtare ende por sot besoj shumë që Qeveria të flas diçka konkrete”, tha ai për IndeksOnline.

Asnjë koment

Comments are closed.