26-04-2024

S’dihet ende kur hapet qendra e studentëve

Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës ende nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me hapjen e konkursit për pranim të studentëve në konvikte shkaku i situatës epidemiologjike në vend.

Drejtues të Qendrës  se Studentëve theksuan se janë në përfundim të projekteve që kanë qenë të planifikuara për këtë vit, por për shpalljen e konkursit janë pritje të marrjes se ndonjë vendimi nga Ministria e Arsimit, ajo e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Ende nuk është marrë vendim për hapjen e konkursit për pranim të studentëve në konvikte për shkak të situatës me pandeminë Covid-19 në vend. Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta në një bisedë për Radio Kosovën se janë duke u finalizuar të gjitha projektet që kanë qenë të planifikuara për këtë vit dhe janë të gatshëm t’i presin studentët e rinj.

Lexo edhe:

Prizreni me performancë të dobët për Arsimin parauniversitar (Dokument)

 

“ Ne si qendër e studentëve jemi duke i bërë përgatitjet finale në mënyrë që të gjitha projektet që kanë filluar me herët gjatë muajin qershor apo korrik, të përfundojnë në afatin e paraparë në muajin tetor apo javën e fundit të muajit shtator. Ne do të jemi të gatshëm ta përgatisim qendrën për pritjen e studentëve të rinj dhe kjo që po e them është për kushte normale”, ka thënë Sfishta.

Sfishta, tha se janë në pritje të marrjes se ndonjë vendimi nga Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës për shpalljen e konkursit për pranimin e studentëve të rinj.

“Në kushtet që jemi na në kushtet e pandemisë me Covid- 19  masat që janë marrë nga qeveria dhe  institucionet përgjegjëse ende tash për tash nuk ka siguri se a do të na jepet drita e gjelbër për shpalljen e konkursit për pranimin e studentëve në Qendrën e studentëve”, tha ai.

Ndër të tjera, Sfishta shtoi se është bërë dezinfektimi i të gjitha hapësirave dhe dhomave në Qendrën e Studentëve. Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës  ka kapacitet për pranimin e 4 mijë studentëve.

Asnjë koment

Comments are closed.