Selektori i Kombëtares së Çiklizmit të Kosovës, njëherësh kryetar i klubit në Prizren, Flurim Shala aderon në LDK
Selektori i Kombëtarës së Çiklizmit të Kosovës, njëherësh kryetar i klubit në Prizren, Flurim Shala, nga sot do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Flurimi, është i lidhur ngushtë me sportin dhe çiklizmin në veçanti, ku edhe është duke bërë punë të mëdha drejtë forcimit të këtij sporti. Kontributi i tij në sport dhe angazhimi i tij në LDK është mesazh i qartë se LDK në Prizren do të ketë kujdes të veçantë për çiklizmin dhe sportin në përgjithësi” thuhet në njoftimin e LDK-së – Prizren.
