11-01-2025

Selmanaj kërkon që fushata të shndërrohet në “festë të madhe të fitores së LDK-së”

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, njëherësh kandidat për legjislaturën e ardhme të Kuvendit, kërkon që fushata zgjedhore të shndërrohet “në festë të madhe të fitores së LDK-së”.

Ai këtë e bëri përmes një shkrimi në rrjete sociale:

“Ta shndërrojmë fushatën në festë, në festë të madhe të fitores së LDK-së.

Sot fillon fushata zgjedhore.

Anëtarë, simatizantë të LDK-së, qytetarë të nderuar të Republikës sonë, ju që jetoni në mërgatë!

Të gjithë pa përjashtim duhet të dëshmojmë kulturën tonë demokratike, vetëdijen tonë shtetërore që e kemi trashëgim nga lideri ynë historik Dr. Ibrahim Rugova, dhe këtë duhet ta dëshmojmë me sjelljen tonë të kulturuar gjatë gjithë fushatës elektorale.

Me kulturën tonë duhet ta shndërrojmë fushatën në festë, në festë të madhe të fitores së LDK-së.

Brenda Kosovës fillon fushata, ndërsa mërgata jonë ka filluar të votojë me postë. Ju ftojmë të gjithë juve që jeni ne vende të ndryshme të botës që ta shfrytëzoni të drejtën e votës dhe të votoni për LDK-në, për ndryshimin e madh e të domosdoshëm për vendin.

Bashkë me kandidatin tonë për kryeministër, Dr. Lumir Abdixhiku dhe me ekspertët më të mirë është hartuar programi ynë, i cili është i gjallë, është i prekshëm, është i realizueshëm.

Ky program me synime dhe adresime të qarta në: ekonomi, arsim, shëndetësi, mbrojtje, kulturë e sport, është platforma e cila do të garantoj mirëqenie më të mirë, ekonomi më prosperues arsim më cilësorë, shëndetësi funskionale dhe zhvillim të gjithëmbarshëm shoqërorë!

LDK-ja konkuron në këto zgjedhje, me listën më të mirë për deputetë. Listë e cila garanton fitoren e LDK-së, për ta bërë Kosovën vend të jetueshëm dhe me subjektivitetit të fuqizuar ndërkombëtarë”, ka shkruar nder tjera ai.

Asnjë koment

Comments are closed.