02-12-2024

Serbia nis tërheqjen e trupave ushtarake nga kufiri me Kosovën

Të shtunën është vërejtur lëvizja e një autokolone ushtarake në jug të Serbisë, nga drejtimi i Vranjës në drejtim të Nishit, afër qytetit të Predejanës, pas shqetësimeve që Uashingtoni dhe Brukseli shprehën për zhvendosjen e forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën.

Qyteti i Predejanit ndodhet 300 kilometra në jug të Beogradit dhe rreth 100 kilometra nga pikëkalimi më i afërt kufitar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Merdarë.

Kolona me automjete të ushtrisë serbe, siç thekson reporteri i Radios Evropa e Lirë, rreth mesditës po lëvizte nga jugu në veri të vendit.

Pos pamjeve përmes fotografisë që e ka publikuar Radio Evropa e Lirë, dy mërgimtarë i kanë thënë KOHËS se teksa kanë hyrë në Kosovë kanë parë kamionë ushtarakë serbë e një tank duke u kthyer prapa, nga zona afër Merdarit ku po qëndronin.

Serbia kishte dislokuar trupat ushtarake në Vranjë, afër kufirit me Kosovën, pas sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit të dielën, ku mbeten të vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe tre sulmues.

Qeveria e Kosovës, SHBA-ja dhe BE-ja e kanë cilësuar si terrorist sulmin në Banjskë, ndërsa Serbia ka mohuar përfshirjen.

Asnjë koment

Comments are closed.