27-07-2024

Përfundojnë ndeshjet: Këto janë rezultatet Liria – Malisheva dhe Ballkani – Llapi

Malisheva ka shënuar fitore në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren në përballje me Lirinë, me rezultat 1:0. Golin e fitores për mysafirët e shënoi Ilir Mustafa, në minutën e 68-të nga penalltia.

Kjo është humbja e 3-të radhazi.

Në ndeshjen tjetër, kampioni në fuqi, Ballkani tashmë është lider në Albi Mall Superligë.

Skuadra nga Suhareka, të shtunën, para tifozëve të vet ka shënuar fitore në duel me kryesuesin e deritashëm, Llapin, me rezultat 2:1. Nazmi Gripshi zhbllokoi shifrat në minutën e 36-të me një supergol. Skuadra e Ilir Dajës e shtoi epërsinë në 2:0 vetëm pas dy minutash në pjesën e dytë, me Almir Kryeziun.

Ndërkaq, golin e vetëm për llapjanët e shënoi Elvir Gashjani, në minutën e 72-të. Tani Ballkani kryeson renditjen me 19 pikë, tri më shumë se Llapi./KK

 

Asnjë koment

Comments are closed.