26-04-2024

Sërish kërcënim me bombë në Aerportin e Prishtinës

Një tjetër kërcënim për bombë në Aeroportin e Prishtinës është pranuar sot.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 është pranuar një informatë tjetër, për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.

Kujtojmë që sot u raportua për një kërcënim me bombë por që alarmi doli të jetë i rrejshëm./IO

Asnjë koment

Comments are closed.