26-04-2024

FSK niset për në Turqi

Është nisur kontigjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës për ndihmë ndaj Republikës së Turqisë në tejkalimin e pasojave të tërmeteve të sotme.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka publikuar fotografi nga nisja e kontigjentit të specializuar të FSK-së, raporton Indeksonline.

Siç njofton Mehaj, varësisht nga nevojat dhe kërkesat e ditëve në vijim do të shtojmë kapacitetet reaguese për reagim, kërkim-shpëtim dhe sanim të pasojave të tërmetit.

Shkrimi i plotë:

Nisëm kontingjentin tonë në operacionin e kërkim- shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi

Pas konsultave me Gjeneral Jasharin, kontakteve direkte gjatë tërë ditës me homologun tim turk, Ministrin e Mbrojtjes, Hulusi Akar, vendimin e kryeministrit Kurti dhe autorizimit nga ana e Presidentes Osmani, nisëm kontingjentin e specializuar të FSK-së për operacionin humanitar në Turqi për reagim me rastin e tërmetit të sotëm.

Task-forca jonë përbëhet nga specialistët tanë në kërkim- shpëtim urban, mjekësi emergjente dhe njësitë e K9.

Varësisht nga nevojat dhe kërkesat e ditëve në vijim do të shtojmë kapacitetet reaguese për reagim, kërkim- shpëtim dhe sanim të pasojave të tërmetit.

Republika e Kosovës ka ushtrinë profesionale me moral të lartë për të qenë në shërbim të vendit dhe vendeve e popujve miq kudo dhe kurdo që shfaqet nevoja.

 

Asnjë koment

Comments are closed.