S’është vikend, por shikoni kolonën e gjatë në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë
Jemi mësuar që çdo vikend të shohim kolona të gjata në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë.
Por një gjë e tillë ndodhi edhe sot, pavarësisht se është ditët e mërkurë.Kolona të gjata u vërejtën pikërisht në pikën kufitare, ku shumë kosovarë u detyruan të presin për orë të tëra.
Në disa fotografi të dërguara në redaksi të Indeksonline shihet edhe më qartë kolona e shkaktuar, teksa një gjë të tillë jemi mësuar ta shohim më shumë përgjatë vikendeve./Indeksonline/

