22-12-2024

Sfida e “Supermanit” në TikTok, Policia apelon për kujdes të shtuar në përdorimin e rrjeteve sociale

Policia e Kosovës ka thënë se është e fokusuar në mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve. Policia ka bërë apel që të ketë kujdes të shtuar në përdorimin e rrjeteve sociale, sidomos TikTokut.

“Policia e Kosovës  është e fokusuar në mbrojtjen dhe  sigurinë e fëmijëve andaj apelon për kujdes të shtuar në përdorimin e rrjeteve sociale, sidomos platformës TikTok, e cila kohët e fundit ka shpërndarë sfida që paraqesin rreziqe për shëndetin dhe sigurinë e të rinjve.”

PK thotë se sfida e “Supermanit” është një nxitje për të realizuar veprime përmes lojërave që mund të shkaktojnë lëndime dhe dëmtime të ndryshme.

“Policia e Kosovës, kërkon mbështetjen e prindërve dhe komunitetit për të ndërgjegjësuar fëmijët dhe adoleshentët për rreziqet që mund të sjellë angazhimi i pjesëmarrjes në këto  sfida.”

Policia thotë se prindërit duhet të jenë të vëmendshëm për pëdorimn e rrjeteve sociale nga fëmijët.

“Prindërit duhet të jenë të vëmendshëm mbi përdorimin e  rrjeteve të ndryshme sociale  nga  fëmijët e tyre dhe t’i ndihmojnë ata në  identifikimin dhe ofrimin e ndihmës për shmangien e përfshirjes se tyre në lojërat e dëmshme dhe të rrezikshme.  Policia e Kosovës është e angazhuar në mbështetje të komunitetit dhe të rinjve për një përdorim të sigurt dhe të përgjegjshëm të rrjeteve sociale, dhe i bën thirrje çdo prindi dhe mësuesi të jetë i vëmendshëm dhe të inkurajojë përdorimin e teknologjisë për qëllime pozitive dhe edukative.”

“Super heronjtë nuk janë të vërtet kujdesuni për veten dhe shokët tuaj. Mos u bëni pjesë e lojës që rrezikon jetën”, thotë Policia në fund

Asnjë koment

Comments are closed.