25-04-2024

Shala jep detaje se pse LDK’ja e kandidoi Avdullah Hotin për kryeministër

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala ka deklaruar për herë të parë se emri i tij nuk ishte folur si kandidat për kryeministër nga LDK.

Shala ka thënë se emri i tij nuk është diskutuar fare si kandidat për Kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Hoti ka qenë i vetmi kandidat formal i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Edhe në Kryesinë e partisë dhe nivelet e tjera të organizimit të LDK-së kanë dhe pikëmamje dhe preferenca të tjera.

Diskutojnë dhe për emra të tjerë por në kuptimin formal që është esencial për LDK’në, ne s’kemi diskutuar kandidatura tjera”, shtoi Shala

“Avdullah Hoti është kryeministër në detyrë. Mandati i tij u ndërpre për shkak të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Për shkak se z.Hoti kishte atë funksion ne kishim vlerësuar punën e tij dhe të qeverisë dhe në të vërtetë nuk kemi diskutuar për kandidatura të tjera. Domethënë kjo është arsyeja”, përfundoi Shala në Rubikon.//gazetametro.net

Asnjë koment

Comments are closed.